Diaogu Kosovë-Serbi vazhdon pas 13 marsit

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë në muajin që vjen, ka paralajmëruar zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic. Ai ka thënë se kryeministrat pritet të takohen në Bruksel ndërmjet datave 13 dhe 18 mars.Këto komente ai i ka bërë gjatë një vizite që e ka bërë në Zveçan, pjesë e fushatës për zgjedhjet serbe që mbahen muajin që vjen.Vucic ka thënë se ka biseduar edhe me shefen e diplomacisë së BE-së, Cathrine Ashton për t’i shprehur asaj shqetwsimin për arrestimin e Oliver Ivanovicit dhe ka kërkuar lirimin e tij sa më parë.Gjykata dje vendosi që Ivanovic do të qëndrojë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë për hetimet që po zhvillohen ndaj tij për krime lufte dhe vrasje të rëndë.