Maqedoni, partitë pro zgjedhjeve të parakohshme

Të gjitha partitë politike në Maqedoni janë shprehur të gatshme për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Diplomatë perëndimor në Shkup theksojnë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin planifikuar vitin e kaluar, por  për një gjë, partitë hezitonin për të ndërmarrë këtë nismë.“Debatet mbi këtë temë ishin zhvilluar nga fillimi i vitit 2013, ku ishte planifikuar një skenarë i mundshëm që parlamentaret të mbaheshin në pako me lokalet, ndërsa për këtë asnjë parti nuk ndërmorri nismën konkrete. Më pas një nismë gjatë vares, por atëherë dëgjonim se nuk ka arsye për të mbajtur zgjedhje parlamentare, se paraprakisht duhet të zgjidhet emri e më pas zgjedhje, apo edhe zërat për t`u përmbushur marrëveshja e marsit, një parakusht i vënë nga Komisioni Evropian. Por nga fundi i 2013 janë shtuar zërat, ashtu që gjithë spektri politik ishte parapërgatitur për skenarin e ri të zgjedhjeve të parakohshme”, theksoi një diplomat evroperëndimor për agjensinë INA.BDI dorëzoi dje nismën për të shpërbërë Parlamentin, ndërsa këtë propozim do ta përkrahë edhe partia  e koalicionit VMRO-DPMNE, e cila i ka thënë dje po zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Partitë opozitare shqiptare theksuan se janë të gatshme për të hyrë në këtë garë. “Zgjedhjet e parakohshme do të ishin të panevojshme, në kushte kur, Qeveria aktuale i ka kapacitetet për të zgjidhur çështjet e duhura, sikundër është emri. Mirëpo, nëse një kërkesë e tillë bëhet nga BDI, PDSH është e gatshme të shkojë në zgjedhje”, ka deklaruar më herët kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.Partia tjetër opozitare Rilindja Demokratike Kombëtare në fillim të muajit të kaluar bëri të ditur për përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme. Kjo parti siç bëhet e ditur në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar vendimin për fillimin e procesit për përzgjedhjen e kandidatëve potencial për deputet në pragun e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Edhe partia opozitare socialdemokrate LSDM theksoi dje  së është e gatshme për t`u përballur në zgjedhje, pavarësisht karakterit të tyre. “Sot, opinioni në Republikën e Maqedonisë e ndoqi episodin e fundit  nga seriali i aktrimit të konfliktit për nxitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, premiera  të cilit ishte në vitin 2011. Aktorët kryesorë sërish në rolet e njëjta, Nikolla Gruevski porositës, Ali Ahmeti ekzekutues”, theksoi LSDM.