Jacobson-partive: Harrojeni postin e Presidentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2014, 21:23
Protestat para rektoratit thotë se kanë pasur prapavijë politike, për reformën thotë se nuk është si e ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare, ua rikujton politikanëve se Presidentja ka mandatin deri në 2016 dhe me atë post nuk mund të bëhen marrëveshje ndërsa pranon të takohet me Albin Kurtin nëse ai i garanton se nuk do shkaktojnë konfrontime fizike.Kështu ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka folur haptas në një intervistë për mediat kosovare.Duke folur për zgjedhjet, ambasadorja Jakobson tha se ato duhet të zhvillohen kur të merren vesh spektri politik vendor. Por ajo shfaqi keqardhje se ato do të mbahen pa reformë.