Edhe dy muaj paraburgim për Ivanoviç

Oliver Ivanovicit i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj. Kështu ka vendosur të enjten Gjykata Themelore e Mitrovicës, pas kërkesës së prokurorit së EULEX-it.Sipas një komunikate të EULEX-it, gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes dhe rreziku që i pandehuri mund të ndikojë dëshmitarët nëse lirohet dhe se nuk ka masa më pak të rënda që mund të shqiptohen në këtë kohë.Lideri i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia“ (LDD) Oliver Ivanovic, u arrestua më 27 janar për krime lufte ndaj shqiptarëve, të kryera gjatë viteve 1999-2000.Avokati i tij, Nebojsa Vlajic, tha dje për mediat serbe se gjyqtarët e EULEX-it vendosin për vazhdimin e paraburgimit duhet të deklarohen për garancionet e Qeverisë së Serbisë për lirimin e Ivanovicit, që të mbrohet në liri.Qeveria e Serbisë kohë më parë ka garantuar për katër serbë të Kosovës, të paraburgosur, Oliver Ivanovicin, Dragolub Delibasicin, Zarko Veselinovicin dhe Lazo Lazicin, që t’u mundësohet mbrojtja në liri.Edhe kryetari i sapozgjedhur i komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakic, përmes një letre drejtuar pranisë ndërkombëtare në Kosovë – përfaqësuesit të BE-së, UNMIK-ut, OSBE-së, EULEX-it dhe KFOR-it ka kërkuar lirimin e tyre nga paraburgimi.