Zgjedhjet pengesë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit
Zbatimi i marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të arritur më 19 prill në Bruksel, pritet të zvarritet nga zgjedhjet e sivjetme në Serbi dhe Kosovë.Baronesha Catherine Ashton, në cilësinë e ndërmjetësues në dialogun ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Dacic, është duke aranzhuar edhe një takim në nivel kryeministrash për muajin mars.Por, qeveria në largim në Beograd dhe ajo në Prishtinë e cila ka humbur shumicën në Parlament, nga Brukseli më nuk po shihen si të denja për të zbatuar tri pika boshte të marrëveshjes.E para, ajo e vendosjes dhe funksionimit të gjykatave në veri, e dyta ka të bëj me konstituimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe së treti, pavarësisht Marrëveshjes së 19 Prillit, Serbia nuk ka shbërbërë formacionin ilegal në veri me emrin “mbrojtja civile”.Burime diplomatike në Prishtinë i kanë thënë gazetës Tribuna se si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë, tema e zgjedhjeve po potencohet si fakt që duhet të merret parasysh nga ndërmjetësuesja e negociatave.Para së gjithash, kanë theksuar këto burime, në Serbi po rriten kundërshtimet që kryeministri në largim Daciç të marrë përsipër çfarëdo anganzhimi të ri në dialog.