Vlorë, zyra e rregjistrimit të pasurisë, banorët 45 ditë afat të depozitojnë kërkesat

Te gjithe qytetaret e Vlores, te cilet kane ndertuar godina pergjate zones Uji i Ftohte-Skele, te cilat jane brenda vijes se verdhe, kane 45 dite ne dispozicion per tu njohur me informacionet qe kerkojnë dhe mund te njihen prane zyres vendore regjistrimit te pasurise se paluajshme, e cila u hap vetem per kete zone.Perfaqesuesi i kompanisë nderkombetare, e cila ka bere dixhitalizimin e dokumentacioneve, Javier Prieto, tha se pas nje pune intensive tashme eshte koha ku çdo qytetar mund te njihet me te dhenat e pasurise se tij dhe nese ka probleme mund te depozitoje dokumentacion te ri, i cili do te perpunohet ne fazet e tjera.Drejtoresha e kesaj zyre, Ina Luci, ka bere me dije se kjo zone eshte teper problematike ndaj ka ftuar te gjithe qytetaret qe nese kanë informacione shtese ti paraqesin ato prane sportelit te kesaj zyre.Proçesi i afishimit publik, i cili perfshin zonen nga Skela ne Uje te Ftohte brenda vjes se verdhe dhe te Bashkise se Vlores do te zgjasë 45 dite.