PDSH dhe BDI akuza për rastin “Monstra”

PDSH dhe BDI kanë shkëmbyer akuza lidhur me rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfisht në Smilkovc, para nisjes procesit gjyqësor të paralajmëruar më 20 dhjetor të këtij viti.Reagimi i PDSH-së sot ka ardhur nga deputeti i kësaj partie Zijadin Sela, i cili ka reaguar kundër deklaratës së djeshme të ministrit të Drejtësisë, Blerim Bexheti, i cili nënvizoi se do të garantojë proces të drejt gjyqësor për rastin “Monstra”.“Ky ministër nuk ka aspak kredibilitet moral e para e punës që të jetë ministër dhe të jep deklaratë të tilla sepse po ky ministër i njëjtë ishte ai ministër që deklaronte që rasti i Ibrahim Sulejmanit do të jetë efekti i parë i interpretimit autentik i ligjit për amnisti dhe sa herë që ky garanton liri ose drejtësi fatkeqësisht njerëzit përfundojnë me vdekje dhe me asgjë hiç tjetër. Ky nuk ka kredibilitet për të dal dhe për të dhënë deklarata të tilla sepse ky nuk është asgjë tjetër vetëm që legjitimitetin që e ka marr nga shqiptarët e ka shndërruar dhe është shndërruar në një rojtar i Gruevskit”, deklaroi deputeti Sela.Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Kjo parti reagon siç thuhet ndaj “keqpërdorimit të paturpshëm të fatit të të privuarve nga rasti i vrasjes së pesëfisht në Smilkovc nga kandidati i PDSH për komunën e Strugës Zijadin Sela në funksion të ndërtimit të kandidaturës së vet për zgjedhjet lokale”.BDI theksoi se është zotuar se do të garantoj paanshmërinë dhe objektivitetin e procesit dhe do mbetet konsekuent në këtë zotim deri në fund.Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti, duke shtuar se deputeti i PDSH-së po luan me fatin e të arrestuarve për rastin e vrasjes së pesëfisht në Smilkovc, me qëllim siç thuhet rritjes së rejtingut të tyre partiak në prag të zgjedhjeve lokale.Deklarata e ministrit të drejtësisë Blerim Bexheti bazohen në analiza të plota dhe profesionale konformë ligjeve nacionale dhe konventave ndërkombëtare, gjë që jep të kuptohet se nuk ka asnjë manipulim të stilit të deputetëve dhe kreut të partisë opozitare, PDSH siç në kohën e tyre, sikurse ishte rasti i Brodecit, bastisjeve të shtëpive, nënçmimeve të burrave-baballarëve përpara fëmijëve dhe rrahja brutale nga ana e organeve me të cilat udhëhiqnin kuadrot e asaj partie, ku viktimat e pafajshme vetë ata i shpallnin fajtor dhe organizata kriminele që destabilizokan rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, pa asnjë farë turpi dhe përgjegjësie morale. Ne edhe njëherë përsërisim se për rastin Monstra do të sigurojmë një proces objektiv dhe të paanshëm të bazuar në fakte dhe argumente", ka theksuar ministri Bexheti duke shtuar se nuk është dhe nuk do të jetë kurrë rrogtarë i kryeministrit Nikolla Gruevski.