Tepelenë, arrestohen grabitësit, autorë të disa vjedhjeve në fshatin Arrëz e Madhe
Specialistët e Seksionit të Krimeve pranë Komisariatit te Policisë Tepelenë kanë bere te mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore,te disa rasteve të vjedhjeve të ndodhura gjatë vitit 2013 në fshatin Arrëz e Madhe të rrethit Tepelenë.Si rezultat i hetimeve eshte bere e mundur kapja dhe ndalimi i Edison Ismaili 22 vjeç nga fshati Fushe- Arrez Tepelene, si dhe Shkelqim Musagalliu 21 vjeç banues ne Berat.Burime nga komisariati i Tepelenes bejne me dije se keta dy persona ne bashkepunim me njeri-tjetrin gjate vitit te kaluar kane vjedhur banesen e shtetasit S.A ne fshatin Fushe-Arrez e Madhe ne Tepelene,si dhe jane persona te dyshuar per vjedhjen e baxhos ne pronesi te SH.A,po ne kete fshat.Sipas te njejtave informacioneve mesohet se Edison Ismaili eshte autori i grabitjes se 1 milione lekeve te reja ne banesen e dy vellezereve Hoxha, ngjarje kjo e ndodhur ne 6 tetor te vitit te kaluar, ku ndaj tyre ishte ushtruar edhe dhune fizike, ku per pasoje te dy vellezerit u derguan ne urgjencen e spitalit rajonal te Gjirokastres per ndihme mjekesore.Ndalimi i tyre u be per vepren penale “vjedhje e kryer ne bashkepunim” dhe tashme dy te rinjte do te perballen me Prokurorine e rrethit gjyqesor Gjirokaster.