“Të njohësh botën përmes zërit”, Vodafon mbrëmje bamirësie për personat e verbër

"Të njohësh botën përmes zërit". Kjo ka qenë iniciativa që kompania celulare Vodafon Albania ka ndërmarrë në një mbrëmje bamirësie, për të ndërgjegjësuar shoqërinë shqiptare se çfare ndjejnë të verbërit, në pamundësi për të parë botën dhe realitetin që i rrethon.Një nga donatorët e kompanisë Vodafon, Renis Tershana, tha se iniciativa të tilla shërbejnë si një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë njerëzit, pavarësisht kufizimeve fizike që kanë këto persona për të mos parë.Pjesëmarrës në mbrëmbjen e bamirësisë të organizuar nga Vodafon ishin politikanë, si dhe personalitete të ndryshme të jetës publike dhe artistike në vend.Iniciativa të tilla organizohen në të gjithë botën dhe shërbejnë si mesazhe ndërgjegjësimi për njerëzit, se ata që nuk shohin jetojnë ashtu sikurse edhe ne.