Haxhinasto: S'ka kthim, kemi dhënë zgjidhjen, të lëvizin brenda qarkut
Ndërkohë që jashtë Ministrisë së Trasporteve dhe Kryeministrisë zhvillohej protesta e drejtuesve të taksive 8+1, Ministri Edmond Haxhinasto ka ripërsëritur se qeveria do të zbatojë ligjin. Sipas tij kjo situatë dëmton 5600 pronarë autobusësh dhe 20 mijë persona që punojnë."Vetëm duke zbatuar ligjin të gjithë qytetarët mund të jenë të barabartë përpara tij, përpara mundësive për punë, përpara mundësive për mirëqënie. Pronarët e taksive 8+1 kanë një licensë taksie, ata nuk kanë një licensë për të zhvilluar transportin ndërurban. Pronarët e taksive 8+1 kanë një licensë taksie, ata nuk kanë një licensë ëpr të zhvilluar transportin ndërurban. Pyetja që shtrohet sot është: A do të zbatohet ligji apo jo? Fakti që qeveria e mëparshme dhe opozita e sotme ka shkelur ligjin ka lënë një situatë anarkike në tranporti publik nuk do të thotë që kjo qeveria do të vazhdojë të shkelë ligjin. Ne do të vazhdojmë të zbatojmë ligjin. Ne nuk fshihemi pas gishtit as pas problemit. Detyra jonë është të zgjidhim problemin sa do të vështira të jenë ato. Pra ne do të vazhdojmë të zbatojmë ligjin. Taksitë do të jenë taksi dhe autobuzët do të jenë autobuzë" tha Haxhinasto.Haxhinasto ka sqaruar se qeveria i ka dhënë një zgjidhje drejtuesve të furgonave,të punojnë brenda qarkut."Nëse pronarët e taksive 8+1 duan të vazhdojnë aktivitetin e tyre ata duhet të aplikojnë për licensa të transportit ndërurban, të nisen në orare dhe stacione të përcaktuara dhe të kenë mjete me parametra sigurie siç e kërkon ligji. Por kjo situatë ku nga njëra anë ata duan të kenë avantazhet e të qënurit taksi por edhe të kenë avantazhe për të qënë edhe për transportin ndërurban nuk mund të lejohet që të vazhdojë kështu. Nuk mund të vazhdojë kjo formë pasi jo vetëm që është në kundërshtim me ligjin, jo vetëm që diskriminon 5600 pronarë dhe drejtues autobuzësh por mbi të gjitha cënon sigurinë dhe jetën e qytetarëve shqiptarë" tha ministri.Haxhinasto: Opozita të mos politizojë çështjenDuke iu referuar prezencës së deputetëve të PD-së në protestë, Haxhinasto u shpreh se ata po mbështesin paligjshmërinë dhe kërkojnë ta kthejnë çështjen në politike."Deputetët si të zgjedhurit e popullit janë aty për të bërë ligje, për të zbatuar ligjin dhe janë të parët që duhet ta zbatojnë ligjin. Nëse ata mendojnë se ligji është i padrejtë atëherë të paraqesin amendimet përkatëse në Parlament. Deputetët e opozitës nuk mund të zgjedhin të bëjnë politik për interesa të tyre të ngushta dhe duke mbështetur paligjshmërinë. Nxitja e paligjshmërisë dhe promovimi i shkeljes së ligjit janë të papranueshme në demokraci dhe nuk janë ato që presin qytetarët që i kanë votuar. Pronarët e taksive 8+1 duhet të kuptojë se deputetët e opiztës janë atyr për ta përdorur këtë prot estë për qëllime politike, protestë që në gjykimin tonë është e padrejtë” ka përfunduar Haxhinasto.