Institucionet e sigurisë kombëtare, ekspertët: Kushtetuta e paqartë për kompetencat

Ish-Presidenti Rexhep Meidani, e ka cilesuar si tejet te nevojshme nderhyrjet ne Kushtetute per te rregulluar nje dualizem , qe sipas tij vihet re ndermjet Keshillit te Sigurise Kombetare qe drejtohet nga Presidenti dhe Komitetit te Politikes se Sigurise Kombetare qe drejtohet nga Kryeministri.Duke folur ne tryezen mbi rolin e parlamentit ne sistemin vendimarres te sigurise kombetare , Meidani, tha se ky reformim eshte tejet i nevojshem dhe duhet te gjindet nje praktike, qe mirepercaktoi detyrat duke shmangur ne kete mënyre dhe perplasjet institucionale.Gjithashtu ish-Presidenti Meidani, tha se Presidenti duhet te kete rol dhe ne emërimin e komandantit te Gardes dhe Drejtorit te Pergjithshem te policise se shtetit, ne menyre qe keto institucione te jene sa me neutrale.Nevojen per ndryshime ligjore per te ndare kompetencat e Presidentit dhe ekzekutivit ne çeshtjet e sigurise kombetare, e ngriti dhe kreu i Komsionit parlamentar te sigurisë, Spartak Braho. Gjithashtu Braho, tha se ka mungese te ndjeshme te kontrollit parlamentar mbi institucionet e sigurise ne vend.