Shtyhet gjyqi ndaj kryebashkiakut Kamëz, Mziu në një aktivitet në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shkurt 2014, 16:14
Eshte shtyre seanca e pare e proçesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu dhe dy të bashkepandehurve me te, Drejtorit juridik të Bashkisë Atli Hoti dhe shefit te Tatimeve Bujar Loshi.Shkak eshte bere mungesa e Mziut, pasi ishte në një aktivitet i cili kishte kohë i programuar në Bushat të Shkodrës, ku ishin mbledhur Komunat e Shqipërisë.Nëpërmjet avokatit Genc Gjokutaj, qytetari i parë i Kamzës kërkoi shtyrjen e gjyqit, pasi ai kërkon të mos humbasë asnjë seancë gjatë proçesit në ngarkim të tij.Dakord me këtë kerkesë ishte edhe prokurori i çështjes dhe gjykatësi Besnik Hoxha vendosi datën 10 mars për seancën e dytë. Xhelal Mziu, Bujar Loshi dhe Atli Hoti jane nen akuze per shperdorim detyre dhe abuzim me tenderat.