Lezhë, porti i Shëngjinit vizitohet nga një tjetër kompani kineze

Porti i Shengjinit vazhdon te jete ne qender te vemendjes se investitoreve te huaj, te cilet vazhdojne te njihen nga afer me kete zone.Pas delegacionit te pare kinez gjate muajit janar, nje tjeter kompani disa here me e madhe se e para, eshte ofruar ne Shengjin per tu njohur me zonen ku mendohet te ndertohet nje nga portet me te medhenj te Mesdheut.Delegacioni i China Communications Construction eshte pritur nga drejtori i portit te Shengjinit, Gjovalin Tushaj dhe per presidentin ekzekutiv te kompanise Wang Jinchun, ky projekt eshte mjaft i rendesishem dhe si i tille ka teper interes.Drejtori i portit, Gjovalin Tushaj, shprehet se projekti ka nxitur interes te madh ndersa shpreson qe kompanite kineze te jene pjese e ketij zhvillimi .Projektuesi i Europort Shengjin, Lirim Muharremi, ka prezantuar avantazhet e bizneseve nepermjet ketij investimi. Ulja e distancave mundeson uljen e shpenzimeve totale me 550 milion euro ne vit dhe i sherben zhvillimit te shume resurseve ne Ballkan.Vizita ne Tirane me perfaqesues te qeverise do te vijoje takimet e ketij delegacioni, ndersa do te kene ne prioritetet e tyre edhe fusha te tilla si hekurudhat.