Këshilli bashkiak Rrëshen, e majtja merr kryetarin pas shkarkimit të Gjokës
Te majtet kanë marrë kryesimin e Keshillit bashkiak të Rreshenit, kjo pas shkarkimit të kreut të aktual te Keshillit, Dedë Gjoka, perfaqësues i Partisë Republikane.Mocioni për shkarkimin e Gjokes ishte kerkuar nga 1/3 e këshilltarëve, për menyren e drejtimit të mbledhjeve që sipas tyre në vazhdimesi ka marrë vendime duke shkelur ligjin.Kreu i ri i Keshillit bashkiak të Rreshenit do të jetë Gjovalin Valca, perfaqësues i kualicionit të majtë, i cili ka marrë 10 vota nga 11 keshilltarë që kanë qenë të pranishem në mbledhje, ndërsa keshilltaret e djathtë nuk kanë marrë pjesë në votim.Pasi ka fituar dy vite më parë mandatin e kreut të Bashkisë, e majta ka marrë së fundmi edhe drejtimin e Keshillit bashkiak të Rreshenit, ku nga 17 keshilltarë, 11 prej tyre tashmë i përkasin kualicionit të majtë.