Ministrja e Mbrojtjes inspektim në Sazan: Monitorim gjithë hapësirës bregdetare
E gjithe vija bregdetare do te vihet ne efiçense te plote, persa i perket kontrollit dhe forcimin e dinjitetit te nje vendi i cili eshte anetar i NATO-s. Keshtu eshte shprehur Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ka qene e pranishme ne ishullin e Sazanit, gjate nje inspektimi ku ishte e shoqeruar edhe nga shefa te larte te shtabit te mbrojtjes.Kodheli ka theksuar se monitorimi i hapesires detare permes radareve eshte nje mundesi e mire per te sigurine detare ne te gjithe jugun e vendit, ndersa theksoi se eshte nje domosdoshmeri per ta kthyer ishullin e Sazanit ne nje pike strategjike, jo vetem per ushtrine por edhe turizmin.Siguria dhe monitorimi i hapesires detare gjate dites se djeshme ka qene pjese edhe e takimeve qe Zevendes. ambasadori amerikan Jardine zhvilloi ne Vlore,ku nje nga pikat kryesore qe u diskutua ishte pikerisht monitorimi i rrepte i zones edhe si nje menyre per te ndaluar trafikimin e lendeve narkotike.