Turizmi malor në Gjinar, mungesa e infrastrukturës rrugore largon turistët

Konsiderohet si nje nder pikat me te veçanta per zhvillimin e turizmit malor, por prej vitesh ka humbur funksionin e tij.Gjinari, i ndodhur vetem 20 minuta larg qytetit te Elbasanit, dikur shenonte nje numer te larte turistesh te cilet zgjidhnin te pushonin prane tij per ajrin e paster,natyren e qete dhe resurset e shumta qe te ofronte dikur kjo zone.Sot kjo zone per fat te keq jo vetem qe nuk shenon me turizem, por banoret dhe drejtuesit e pushtetit vendor shprehen se mbeshtetja financiare ndaj kesaj Komune mungon nder vite.Infrastruktura rrugore dhe shkaterrimi i saj, duket se eshte arsyeja kryesore pse sot kjo zone nuk eshte me e frekunentuar nga pushuesit qe dikur ka qene nje nga perzgjedhjet e para per turizem malor.Kristaq Shqahu, kryetar i Komunes shprehet se Gjinari po humbet vlerat e tij dhe shkak eshte mungesa e infrastruktures rrugore.Per banoret Gjinari mbetet vetem nje nostalgji e te kaluares, pasi sot ai nuk shenon me turizem.Nderhyrja per rikonstruksionin e rruges automobilistike dhe rikthimi ne identitet i kesaj pike turistike do te perkthehej edhe në zhvillim ekonomik, jo vetem per Komunen por edhe banoret e saj te cilet mund te ushtrojne aktivitete te ndryshme.Zhvillimi i turzmit malor eshte nje prej prioriteteve te Ministrise se Turizmit, ku natyrisht edhe Gjinari duhet te jete pjese e saj.