Berisha pret Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Komitetit Kuvajtian për Bamirësi

Ish-kryeministri vendit, Sali Berisha, priti sot në një takim Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Komitetit Kuvajtian për Bamirësi, Jaber Eid AlWandah si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj organizate në Kuvajt dhe Kosovë si dhe drejtorin e shoqatës së Kuvajtit në Shqipëri, te cilët po bëjnë një vizitë për t'u njohur nga afër me investimet kuvajtiane Të bëra në vendin tonë.Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen, Berisha shprehu kënaqësinë për këtë takim dhe mirënjohjen ndaj Komitetit Kuvajtian për Bamirësi e në veçanti Lartësisë së Tij, Emirit të Kuvajtit dhe qeverisë kuvajtiane për ndjenjat miqësore si dhe bujarinë e madhe që kanë treguar dhe tregojnë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo ndihmë, theksoi zoti Berisha, në këto 20 vite nuk ka njohur të ndalur dhe shtrihet në të gjitha fushat.Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i Komitetit Kuvajtian për Bamirësi zoti AlWandah shprehu mirënjohjen për ndjenjat miqësore që Shqipëria ka treguar gjithnjë ndaj popullit kuvajtian, si dhe për qëndrimet që vendi ynë ka mbajtur në kohën e luftës me Irakun në mbështetje të pavarësisë së Kuvajtit.Berisha u shpreh se ata që ndërmorën agresion ndaj Kuvajtit morën ndëshkimin e duhur. Ai nënvizoi se qeveria shqiptare ka punuar me sukses për zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve të cilat janë tashmë shembull i bashkëpunimit të Shqipërisë me vendet arabe."Shqipëria ndjek me shumë vëmendje politikën në zonën e Gjirit Persik që është nga zonat më nevralgjikë të kohës. Urojmë që Irani të heq dorë nga tensionet dhe kërcënimet ndaj vendeve të Gjirit, të cilat janë vende mike për Shqipërinë dhe paqja e stabiliteti të konsolidohen gjithnjë e më shumë", u shpreh Berisha.AlWandah i shprehu z. Berisha falenderimet për ndihmën dhe lehtësirat që qeveria shqiptare e drejtuar prej tij i ka dhënë shtetasve dhe shoqatave kuvajtiane me për të hyrë dhe operuar në Shqipëri në ndihmë të popullit shqiptar. Ai vlerësoi edhe përpjekjet e gjithanëshme të Shqipërisë për të bashkëpunuar me vendet e gadishullit arabik.