Aksi rrugor Milot-Skuraj, vërshimi i lumit Mat shkakton gërryerje të tokës
Vershimi i lumit Mat jo vetem qe po shkakton gerryerje te tokes prane zones se Skurajt ne Milot, por ka demtuar edhe priten e ngritur nje vit me pare e cila do te ndalonte kete fenomen.Ne disa pjese te saj, ajo eshte demtuar nga rrjedhja e lumit Mat, duke shkaktuar jo pak probleme, ku rreziku i shembjes se dheut tani kercenon hapur edhe aksin rrugor Milot-Skuraj, i cili shenon nje qarkullim te larte automjetesh qe levizin ne te.Kjo situate eshte prezente edhe ne pjese te tjera pergjate shtratit te lumit Mat, ku jo ne pak raste devijimi i tij ka ardhe edhe si pasoje e nderhyrjeve dhe marrjes pa kriter te inerteve te ketij lumi.Ne kete situate kerkohet nderhyrje emergjente, pasi dita-dites rrjedha e lumit vazhdon te demtoje kete aks rrugor, duke paralajmeruar nje perkeqesim edhe me te madh te gjendjes, e cila mund te jete me pasoja te renda.