Berisha akuza qeverisë: Dhunë dhe shkopinj gome ndaj protestuesve paqësorë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar policinë për ushtrim dhune mbi drejtuesit e furgonëve gjatë protestës së tyre. Në një reagim në rrjetin social facebook, Berisha deklaron se me urdhëresë të qeverisë Rama-Meta efektivët terrorizuan protestuesit, duke mos i lejuar të arrinin në sheshin para Kryeministrisë.Berisha në FBProtesta paqesore e shofereve te furgonave pritet me dhune, bllokim, shkopinj gome nga Policia e klikes Rama - Meta ne te gjitha hyrjet e Tiranes. Keshtu, Edvin Kristaq Rama, njeriu qe protestoi ne tete vite 1753 here ne mbare vendin, sot i tmerruar nga protestuesit qe luftojne per kafshaten e femijeve te tyre, perdori dhune e terror ndaj tyre ne menyre qe te mos i lejonte te arrinin ne sheshin para kryeministrise.Burracaku, qe nga njera ane preu kangjellat e kryeministrise ndersa nga ana tjeter i tmerruar dhunon protestuesit paqesor, deshmon se po perjeton tronditje te madhe psiqike.Te dashur miq, le te shprehim ne solidaritetin tone te plote ndaj 20 mije familjeve shqiptare qe dyshja Rama - Meta u pret buken e gojes sepse duan te vendosin monopolet e tyre ne transportin e pasagjereve dhe te fitojne se paku 30 milion dollare rryshfet per licensat e reja te taksive apo 1500 euro per cdo license qe do te leshojne pas anullimit te licensave te ligjshme.Qytetar dhe qytetare, ju beje thirrje te bashkohemi me kete proteste, e cila eshte protesta per kafshaten e gojes kunder babezise se kleptokrateve ne pushtet.Protestuesit do fitojne! Mbeshtetja jone eshe jetike per fitoren e tyre!Basha në fb: Qeveria nuk duhet lënë të finalizojë marrëzinë e sajKur mijëra bashkqytetarë kërcënohen në bukën e gojës, ne nuk mund të rrimë indiferentë. Ne nuk mund ta lemë qeverinë të ushtrojë pushtetin pa kufij, të gjunjëzojë shqiptarët, t'ju marrë baballarëve bukën e fëmijve të tyre. Kur qeveria nuk mbështet punësimin por është shkaku i papunësisë, ajo nuk është zgjidhja por problemi, nuk është zgjidhja por e keqja vetë.Nuk ka gjë më të pamoralshme në politikë se të përdorësh pushtetin për të traumatizuar vendin, për ta kthyer depresionin tënd në depresion kombëtar. Ky vend nuk qeveriset me arrogancë dhe ekstremizëm, por me dashuri dhe mencuri.Një qeveri që shpall kundërshtarë qytetarët e saj, që mendon vetëm si t'ju shkatërrojë punën, pasurinë dhe të ardhmen nuk mundet dhe nuk duhet lënë të finalizojë marrëzinë e saj.