Protesta e furgonëve bllokon Tiranën, policia sherr me shoferët, iu bllokohen mjetet
Dita e hënë, është takimi i radhës që u është lënë nga kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, drejtuesve të mjeteve taksi 8+1, të cilët protestuan për orë me radhë në kryeqytet. Kalaja tha se protesta e radhës do të mbahet para parlamentit, ndërsa ftoi protestuesit të shpërndahen në mënyrë paqësore.Protestuesit bllokuan për rreth 2 orë rrugët hyrëse të kryeqytetit dhe me pas drejtuesit e furgonave 8+1 të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit iu drejtuan sheshit "Nënë Tereza" për të protestuar para Kryeministrisë.Kreu i Bashkimit të Sindikatave Gëzim Kalaja i ka kërkuar qeverisë të nënshkruajnë një marrëveshje mirëkuptimi me shoferët e furgonëve të cilët kërkojmë ardhjen e kthimit me pasagjerë."Këta njerëz nuk janë këtu për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit apo ministrit të Transportit por kërkojnë të drejtat e tyre por kërkojnë bukën e gojës. Kryeministri të krijojë mundësinë e takimit me një përfaqësi e sindikatës për të zgjidhur situatën. Ministrat të mos japin urdhra ushtarëkë por të ulen në tryezën e dilogut" tha Kalaja para Kryeministrisë.Kalaja ka kërcënuar se nëse nuk do të ketë një zgjidhje atëherë do të bllokohen të gjitha akset kryesore në Shqipëri.Më herët, drejtuesit e furgonave qëndruan ulur në rrugë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve pasi nuk janë lejuar nga policia të shkojnë me furgona përpara Kryeministrisë për të protestuar.
Në në rrugët hyrëse të kryeqytetit kanë shkuar edhe forcat speciale ndërsa situata është tensionuar në rrugën e Elbasanit ku janë shënuar edhe përplasje fizike mes drejtuesve të furgonave dhe policisë.
Në mbështetje të shoferëve të furgonave kanë shkuar edhe deputetët e Partisë Demokratike Ridvan Bode, Flamur Noka, Eduard Halimi dhe Luçiano Boçi.
Deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh për mediat se policia nuk lejon drejtuesit e furgonave të protestojnë dhe kjo sipas tij është një pengesë artificiale.“Jemi përpjekur të gjejmë gjuhën e përbashkët që policia të lejojë kalimin e furgonave. Nëse jepet kjo leje situata do të qetësohet. Ne jemi këtu jo për ta tensionuar situatën por për ta qetësuar atë. Policia merr vetëm urdhra me telefon. Janë situata të marra në mënyrë emergjente a thua që po bëhet ndonjë krim, ndërkohë që po zhvillohet një protestë normale e qytetarëve” tha Boçi.Protestuesit i drejtohen sheshit "Nënë Tereza"12:25 Kreu i Bashkimit të Sindikatave Gëzim Kalaja u kërkoi shoferëve të furgonave ta ndjekin në këmbë deri te Kryeministria duke i lënë furgonat buzë rrugës."Të gjithë do mblidhemi tek sheshi "Nënë Tereza". Protesta e ka arritur qëllimin duke bërë sensibilizimin dhe për këtë na ndihmoi edhe policia" tha Kalaja.Të prekur nga vendimi që rruga e kthimit të jetë pa pasagjerë për furgonat 8+1 janë rreth 20.000 persona, drejtues të këtyre mjeteve.Gëzim Kalaja, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura tha se nuk do të ketë grevë urie, edhe nëse nuk do të ketë një marrëveshje me Ministrinë e Transporteve.Për 20 ditë furgonat 8+1 kanë protestuar në qytetet më të mëdha të vendit, madje duke bllokuar edhe rrugët nacionale. Kjo është protesta e parë që bëhet nga drejtuesit e këtyre automjeteve në Tiranë.Protesta e furgonëve, reagon policia: Tentuan të hyjnë në Tiranë, bllokuan rrugëtPolicia e Tiranës në një sqarim lidhur me protestën e sotme tha se 110 furgona tentuan të hyjnë në kryeqytet, ndërsa u bllokuan akset rrugore. Drejtori Ardian Çipa në një konferencë për mediat tha se policia zbatoi vetëm ligjin.
Bazuar në kërkesën për tubim të ardhur më datë 26.02.2014 nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ku jemi njoftuar për organizimin e një tubimi paqësor, me qëllim lejimin e veprimtarisë vatje – ardhje të drejtuesve të automjeteve 8+1, e cila do të zhvillohej ditën e sotme në Sheshin “Nënë Tereza” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, bëjmë me dije se, nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, janë marrë masa për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, për zhvillimin normal të këtij tubimi paqësor duke krijuar lehtësirat e nevojshme të pjesëmarrësve në këtë tubim dhe përcaktuar vendparkimet e sakta të furgonave 8+1 për zhvillimin normal të këtij tubimi.Gjithashtu janë bërë me dije organizatorët, për detyrimet që rrjedhin nga Ligji Nr.8773 datë 23.04.2001 për “Tubimet”.Sot me datë 28 Shkurt 2014 në vijim të njoftimit për këtë tubim, kanë tentuar të hyjnë në qendër të Tiranës rreth 110 furgona të cilët pas kërkesës për parkim në vendin e caktuar kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve për hyrjen në qytetin e Tiranës duke i mbajtur të bllokuara për rreth dy orë e duke paralizuar qarkullimin e lirë të mjeteve.Policia e Tiranës në zbatim të legjislacionit në fuqi do të marrë në çdo rast masat për të siguruar mbarëvajtjen e tubimeve të kërkuar nga subjekte apo organizata të ndryshme si një detyrim ligjor për të garantuar një të drejtë universale të shtetasve e subjekteve për tubim.Gjithashtu policia e Tiranës është e vendosur dhe nuk do të lejojë në asnjë rast cënimin e ligjit, duke kryer me rigorozitet detyrën. Sa më lart, kërkojmë nga ana subjekteve dhe pjesëmarrësve të mos nxisin veprime të cilat bien ndesh me ligjin.