Çertifikimi i produkteve shqiptare, Panariti në ISUV: Janë kartvizita jonë në BE
Ministria e Bujqësisë do të çertifikojë natyrën bio të prodhimeve shqiptare. Kjo do të thotë se në tregjet ndërkombëtare ky çertifikim do të shërbejë si një kartëvizitë e Shqipërisë në vendet e BE.Një nga iniciativat më të mëdha të Ministrisë është ajo e promovimit të këtyre produkteve nëpërmjet nismës “Prodho shqip, tregto shqip dhe konsumo shqip”. Ajo që do të angazhohet të çertifikojnë këto prodhime bio do të jetë Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare.“Ne kemi ndërmarrë një nismë shumë ambicioze: Prodho shqip, tregto shqip dhe konsumo shqip. E thënë kështu është një nismë shumë atraktive, por nuk mjafton. Kjo nismë kërkon një mbështetje institucionale. Ky institut do të jetë ai që do mbështesë Ministrinë e Bujqësisë në promovimin e kësaj nisme, që presupozon që produktet shqiptare të jenë të orientuara drejt prodhimit bio, dhe ISUV do jetë ai që do çertifikojë natyrën bio të prodhimeve shqiptare, nëpërmjet kapaciteteve laboratorike të instaluara përmes akredimit, në të cilin ky Institut po ecën më vendosmëri për ta përmbyllur dhe më ndihmën e Universitetit Bujqësor të Tiranës”tha ai.Ministri Panariti tha se do të ketë një kuadër insitucional për të mbështetur dhe finalizuar këtë nismë.“Jam i lumtur që kemi këtu dy zv rektorët e UBT, gjë që tregon se institucionet shqiptare bashkëpunojnë, ruajnë frymën e ekipit dhe mbështesin Ministrinë e Bujqësisë në realizmin e ambicieve të saj për të rritur prodhimin bujqësor dhe cilësinë e ushqimeve. Asetin më të vyer për të qenë prexent në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare kemi cilësinë e produkteve, dhe natyrën bio të prodhimeve shqiptare. Ndaj kemi krijuar këtë kuadër institucional që do e mbështesë këtë nismë, për të krijuar brande-t shqiptare, pra markat e produkteve tona, që do jenë të pranishme në vend, në tregjet ndërkombëtare dhe që do jenë kartvizita jone në BE”,- përfundoi fjalën e tij Panariti në këtë takim.Ky institut kishte analizën vjetore të punë së tij dhe Ministri Panariti inspektoi dhe punimet e një qendre të remoderne laboratorike të diagnostikimit të sëmundjeve të transmetueshme nga kafsha te njeriu, një investim i Komisionit Europian që pritet të inagurohet në fund të muajit mars.
“Pata rastin të inspektoja punimet e një qendre të jashtëzakonshme moderne, do të thoja më e mira në Ballkan për diagnostikimin e sëmundjeve infektive dhe sëmundjeve të transmtueshme nga kafshët te njeriu. Kjo qender do rrisë ndjeshëm kapacitetet e këtij Instituti në lëmin e diagnostikimit të sëmundjeve infektive duke u bërë garant edhe më i fuqishëm për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe mbrojtjes së shendetit të konsumatorit dhe kjo është arritje e jashtëzakonshme”u shpreh Ministri.