Berisha: Shkarkimi i Zana Xhukës i tipit nazist

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se me veprimet që bën po dhunon çdo ditë standardet evropiane dhe demokratike.Duke iu referuar shkarkimit të kryeinspektores së ILDKP-së Zana Xhupa, Berisha e cilësoi vendimin e Kuvendit si nazist."Ne mblidhemi sot në një ditë më të rëndë në historinë e parlamentit. Ne mblidhemi këtu pasi Parlamenti një javë më parë bëri një votim të tipit nazist duke shkarkuar kryeinspektoren e ILDKP-së. Ju në kundërshtim me ligjin shkarkuat zonjë Zana Xhuka të cilën ju e gjetët të zgjedhur  jashtë kushteve ligjore por për t`i marrë pushtetin Presidentit të cilit ligji ia njeh se duhet dekret me dy kandidatura ju thatë që ajo është e vlefshme për të votuar pasi e larguat. Nuk ka akt më të shmëtuar dhe më qesharak" tha Berisha.Sipas Berishës, kjo seancë po dëshmon fundin e këtij Parlamenti pasi po dhunohet rregullorja e Kuvendit duke mos i lënë opozitës hapësirë për të folur. "Maxhoranca me veprimet që bën po dhunon çdo ditë standardet evropiane dhe demokratike” shtoi BerishaDuke iu referuar prostestave të ditëve të fundit, Berisha u shpreh se pushteti i sotëm po humbet legjitimitetin.“Ai sovran që është aty, ai që është në protestë dhe që ishte në protestën e shkurtit e bën pluhur pushtetin tuaj. Ju që ndërseni policët si langoj ndaj qytetarëve duke i vënë gjoba. A e kuptoni ju që kështu rrisni urrejtjen e shqiptarëve? A e dini ju që ky zotëri dërgon sekserët e tij për të kompromentuar zyrtarët e shtetit?  Ky rregjim po humbet legjitimitetin me një shpejtësi të rrufeshme” tha Berisha.Berisha: Sot e gjithë Shqipëria është në protestëNdërsa pas daljes nga  salla e Kuvendit, Berisha u shpreh se tashmë e gjithë Shqipëria është në protestë."Shqipëria në protestë' është sot tipari më kardinal i vendit.  Sot janë ngritur në protestë të shkarkuarit nga administrate publike. Dje ishte greva e përgjithshme e punonjësve të transportit dhe e bizneseve. Po përgatitet greva e të gjobiturve nga policia në mënyrë arbitrare. Sot e gjithë Shqipëria është në protestë” tha Berisha duke përshëndetur me dy gishta protestuesit.