Të shkarkuarit nga administrata protestë para parlamentit, mbështeten nga PD

Një ditë pasi ligji që mbon të drejtat e tyre hyri në fuqi, punonjësit e shkarkuar nga administrata i kanë zënë derën Kuvendit duke protestuar ndaj asaj që ata e cilësojnë arbitraritet të qeverisë: largimin pa të drejtë nga vendet e tyre të punës.Me thirrje kundër qeverisë dhe me pankarta në duar ata kanë kërkuar rikthim në vendet e humbura të punës.Në fillim të seancës protestuesit u përshëndetën nga deputetë të opozitës të cilët shfrytëzuan këto momente edhe për tu garantuar atyre mbështetje brenda dhe jashtë parlamentit."Jemi aty vetëm për ju, për të mbrojtur të drejtat tuaja dhe të të gjithë qytetarëve. Të jeni të bindur që keni mbështetjen tonë.  Nuk do t`ju braktisim” i është drejtuar kreu i grupit demokrat Edi Paloka protestuesve.Një përshëndetje përsë largu u erdhi të shkarkuarve nga adminis trata edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.Protesta tërhoqi vemendje të madhe policore dhe të gardës që krijuan një gardh në hyrje të Kuvendit pa kursyer as mediat, megjithëse gjithçka u mbyll në mënyrë të qetë dhe pa asnjë incident.