Didi takon shefin e Guardia Di Finanzia:Bashkëpunim në goditjen e trafiqeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi ka zhvilluar një takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Guardia Di Finanzia, Luciano Carta, në kuadër të të cilit u evidentua bashkëpunimi i hershëm që ekziston ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanzia, si dhe u konfirmua vullneti për intensifikimin e këtij bashkëpunimi dhe fuqizimin e mëtejshëm të tij.Gjatë këtij takimi Didi vuri në dukje masat e marra nga Policia e Shtetit për rritjen e luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të çdo lloji, si dhe rezultatet pozitive të arritura gjatë kësaj periudhe.Po ashtu Didi shprehu gatishmërinë e Policisë së Shtetit, për bashkëpunim për goditjen e çdo lloj trafiku, jo vetëm me Guardia Di Finanzia, por dhe me autoritet ligjzabtuese të vendeve të tjera fqinje, me qëllim që duke bashkuar kapacitetet qoftë në logjistikë, ashtu dhe në fuqi njerëzore, të goditet në mënyrë definitive çdo lloj aktiviteti i paligjshëm.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Guardia Di Financa, Luciano Carta, duke vënë në dukje nevojën e bashkëpunimit për goditjen e aktiviteteve të paligjshme, konfirmoi vullnetin për intensifikimin e tij, me qëllim që ky bashkëpunim të jetë akoma më frytdhënës.Në vijim të takimit mes delegacioneve të Policisë Shqiptare dhe Guardia di Finanzia u diskutua mbi intensifikimin e mëtejshëm të shkëmbimit të informacionit, në kohë reale mes palëve, si dhe mbi vendosjen e modaliteve për ta bërë akoma dhe më efikas shkëmbimin e informacionit mes palëve, që do ta çojë më përpara këtë bashkëpunim në luftën kundër trafiqeve.Ndërkohë Ambasadori Italian i pranishëm në këtë takim theksoi faktin se prania e këtij delegacioni me përfaqësues të niveleve të larta është dëshmia më e mirë e rëndësisë që Italia i jep marrëdhënieve të bashkëpunimit me Shqipërinë.Në përfundim të takimit palët ndanë të njëjtin mendim se takime të këtij lloji i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese dhe fuqizimit të luftës së përbashkët kundër krimit.