Opozita paralajmëron shumicën: Tërhiquni nga aktet joligjore para se të jetë vonë

Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar punimet përmes tensioneve dhe debateve në lidhje me shkarkimin e kryeinspektores së ILDKP-së Zana Xhuka ndërsa pas rreth 2 orësh debatesh, opozita braktisi seancën plenare.Opozita përgjatë gjithë kohës që flisnin deputetët e mazhorancës ngriheshin në këmbë në shenjë proteste, duke goditur tavolinën derisa në fund vendosi të braktisë Kuvendin.Akuzave të opozitës për shkarkim të paligjshmëm të kryeinspektores së ILDKP-së Zana Xhuka, deputeti i PS-së Armando Subashi iu përgjigj se arsyerja kryesore e lirimit nga detyra të saj  është mos përmbushja e kritereve.“Çfarë ka ndodhur realisht me ILDKP-në. Ka pasur një ankesë të 35 punonjësve të atij institucioni, nga 40 që ka gjithsej të cilët kanë bëtë ankesë se inspektorja nuk zbatonte detyrat e saj dhe neglizhon me dashje detyrat e veta. Kjo veprimtari 1-vjeçare ka sjellë si rezultat paralizimin e atij institucioni. Kuvendi nuk mund të mbyllte sytë përballë ankesës që ju drejtua. Zonja nuk plotësonte kriteret taksative që kërkonte ligji. Duhet të jetë ekonomiste financiare ose juriste, duhet të kishte 10 vjet në profesion dhe ajo nuk i kishte. Nuk ka asnjë shkelje të rregullores, Kuvendi ka qenë në të drejtën që i njeh rregullorja”deklaroi Subashi.Paloka: Të rikthehet kushtetutshmëria. 1 milionë shuplakat sot janë për RamënKreu i grupit demokrat Edi Paloka u shpreh jashtë ambjenteve të Parlamentit se opozita nuk do të bojkotojë punimet e Kuvendit por ajo kërkon nga ky i fundit të kthejë vendimin antikushtetues për shkarkimin e Zana Xhukës."Ne e bëmë të qartë që ne do të jemi në Parlament gjithë kohën t`i kujtojmë kësaj mazhorance të kthehet brenda ligjshmërisë, brenda Kushtetutës. Ne e bëmë të qartë që nuk kemi vendim për tu larguar nga Parlamenti por mesa duket kjo mazhorancë me atë arrogancë që po tregon ndaj opozitës në Parlament, ndaj atyre që ka ndaluar bukën e gojës, me atë arrogancë që vepron edhe ndaj shoferëve të furgonëve, ndaj biznesmenëve. Kjo mazhorancë me atë arrogancë ka vendosur të veprojë edhe në Parlament duke shkelur ligjin. Ne nuk u larguam por kërkuam për më shumë se 1 orë që Parlamenti të kthejë vendimin antikushtetues, të kthejë procedurat antikushtetuese që ndoqi, ti kthejë presidentit postin e tij, pasi të enjten e kaluar nuk u shkarkua vetëm Zana Xhuka por edhe presidenti i republikës pasi iu morën kompetencat" tha Paloka.Paloka theksoi më tej se kryeministri Rama nuk duhet të bëjë ende fushatë elektorale por të mbrojë qytetarët. Sipas tij, kryeministri I vendit duhet të kuptojë se “1 milion shuplakat” janë sot për atë.“Ato 1 milion shuplakat që ka qef t’i përmendi Rama le të shkojë t'i provojë sot jashtë parlamentit.Ne do t'i bashkohemi qytetarëve. Rama që është trim dhe i fortë le të shkojë të përballet me ta” tha Paloka.