53 vjet nga pavarësia e Kuvajtit, Ambasadori: Intensifikim të bashkëpunimit

Shteti i Kuvajtit ka përkujtuar dy data të rëndësishme të lindjes si shtet i pavarur, atë të shkëputjes nga Britania e Madhe në 1961, si dhe çlirimin nga ushtria pushtuese e diktatorit irakian, Sadam Hussein 23 vite më parë. Këto data u shpreh Ambasadori i Kuvajtit në Tiranë, Najeeb Abdulrahman Al-Bader, kanë sjellë një kthesë të rëndësishme për historinë e shtetit të Kuvajtit.Ambasadori Al Bader shprehu bashkëpunimin e vazhdueshëm me shtetin shqiptar qysh më herët, i cili kulmoi në 2011 me çeljen e Ambasadës kuvajtjane në Tiranë , ndërsa shtoi se ky bashkëpunim do të vijojë të intensifikohet edhe në të ardhmen, veçanërisht në ekonomi."Kjo është një mundësi e mirë për partneritetin e mëtejshëm të Shqipërisë me shtetin e Kuvajtit. Jam i gëzuar të ndjek traditën e vazhdueshme të bashkëpunimit me Shqipërinë , në aspektin e forcimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike në veçanti, si dhe traditën kulturore mes dy vendeve tona"u shpreh Ambasadori.Në pritjen e organizuar nga Ambasada e shtetit të Kuvajtit ishin të pranishëm figura të njohura të politikës shqiptare, diplomacisë së huaj të akredituar në vendin tonë,  Konsulli i Nderit të Meksikës Ylli Ndroqi si dhe Konsuj të tjerë, të cilët shprehen mirënjohje dhe vlerësuan bashkëpunimin e thellë që ekziston mes dy vendeve.Në fund të cermonisë së përkujtimit të datave historike të shtetit të Kuvajtit , nën praninë edhe të kryeparlamentarit, Ilir Meta, u bë prerja e tortës së pavarësisë.