Këshilli Bashkiak i Tiranës “bekon” projektbuxhetin 2014, miraton dhe paketën fiskale
Pas më shumë se tre orë diskutime, të majtët dhe të djathtët në këshillin e bashkisë së Tiranës kanë bekuar me votën pro projektbuxhetin 2014 për kryeqytetin. Pas votimit kreu i Këshillit bashkiak, Andrin Dalipi, tha se dhënia e konsensusit nga të majtët shënon një shkëputje nga e kaluara.“Ndahemi nga e kaluara dhe japim votën pro. Për buxhetin jemi bashkëpërgjegjës” është shprehur Dalipi.Nga totali i buxhetit, Bashkia ka parashikuar 450 milionë lekë për shpronësimet për realizimin e projektit të Bashkisë së Tiranës për bulevardin e ri.“Rreth 50 mln lekë nga ky buxhet do të përdoren për shlyerje borxhi ndaj vendimeve gjyqësore. Qeveria në mënyrë paralele le të bëjë rivlerësim apo rillogaritje. Projekti i bulevardit të ri nuk mund të hiqet nga buxheti”tha nënkryetari i bashkisë Eno Bozdo.Ndërkaq Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, tha se problemi i bulevardit me porosi të qeverisë i është deleguar Prefektit dhe shpronësimet do të shikohen me prioritet prej tij.Këshilli miratoi edhe rritjen e taksës së gjelbërimit dhe tarifës për kopshtet dhe çerdhet. Bozdo theksoi se do të ketë rritje të nivelit të taksës për ndërtimet për biznes.“Bashkia e Tiranës pavarësisht se është kundër politikës së rritjes së taksave dhe këtë e ka dëshmuar gjatë kësaj kohe është e detyruar ligjërisht të pasqyrojë vendimin e parlamentit që parashikon rritje të nivelit të taksës për ndërtesa me qëllime biznesi si dhe shtimi i një nënkategorie të taksës së ndërtesave për banesa të dyta. Pavarësisht detyrimit te ardhur nga qeveria kehsilli bashkiak vendosi qete ule nivelin e taksës për ndërtesa te vendosur nga qeveria me 30%. Ndryshimi i dytë që propozohet ka të bëjë me konceptin e shfuqizimit të taksës së biznesit të vogël, madje si koncept juridik, taksa e biznesit të vogël është eliminuar fare dhe faktit që nga 1 janari i këtij viti, Bashkia e Tiranës nuk ka më të drejtë të mbledhë taksa në territorin e saj. Kjo është bërë pa u konsultuar me Bashkinë e Tiranës, qoftë edhe për të marrë një mendim paraprak nga Bashkia e Tiranës, me forcën e kartonëve në Parlament është vendosur që Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave të shërbejë si agjent tatimor, në një kohë që kushtetuta e Shqipërisë i njeh plotësisht pushtetit vendor, të drejtën ekskluzive të mbledhjes së taksave në territorin e saj. Së fundmi, propozimi ynë për indeksimin e pagesës për frekuentimin e fëmijëve në kopshte e çerdhe, sipas koeficentëve të INSTAT, kemi propozuar nga 130 lekë për fëmijët në çerdhe, në 145 lekë dhe nga 160 lekë në ditë në 180 lekë në ditë. Sot, Bashkia e Tiranës e subvencionon këtë shërbim, shërbimin e çerdheve dhe kopshteve, në nivelin 3 me 1, pra 1 lek e ardhur sigurohet nga të ardhurat e veta dhe 3 lekë i vë Bashkia e Tiranës për të siguruar mirëfunksionimin e çerdheve dhe kopshteve”tha ai.