Ura e Zogut drejt shkatërrimit, asnjë masë për të ndaluar grabitësit e skrapit
Ura me harqe ose e quajtur ndryshe Ura e Zogut mbi lumin Mat po shkon drejt shkatërrimit. Prej disa vite ajo është e pakalueshme nga mbyllja e dy kaheve të saj, situatë kjo e cila gjatë ditëve të fundit po shoqërohet edhe me grabitjen e pjesëve metalike të cilat shiten për skrap.Kjo urë është ndërtuar në vitin 1927 nga një inxhinier Italian, projekt i Mbretit Zog, emër që e gëzon edhe sot. E ndertuar ne krahun e majte te Rrugës së Kombit kjo ure ofron nje panoramë mahnistese dhe ka sherbyer per lidhjen mes Kurbinit, Mirditës dhe Lezhës.Për 87 vite me rradhe kjo ure ka mundur te peballoje rrjedhen e forte te lumit mat por sot per fat te keq nuk mund ti beje balle shkaterrimit nga dora e njeriut. Ajo perbehet nga 5 harqe te larta dhe eshte shpallur monument culture dhe pavaresisht disa nderhyrjeve ne te duket se tashme kjo ure historike po shkon drejt shkatterimit perfundimtar.Banoret shprehen se gjate oreve te nates kalimi aty eshte teper i rrezikshem,kjo edhe nga prania e personave te ndryshem te cilet heqin pjeset metalike,ndajte cileve policia nuk ka mmarre kurre asnje mase.Probleme shfaqen dhe ne bazementin e ures ku si pasoje e gerryerjeve ner vite nga rrjedha e lumit mat,kembet e kesaj vepre kane dale ne siperfaqe duke paralajmeruar edhe shembje totale.