"Nëpunësi civil", vendimi i Kushtetueses botohet në Fletoren Zyrtare

Duke filluar që sot konsiderohet i shfuqizuar akti normativ i qeverisë për ligjin e Nëpunësit Civil i cili kërkonte të shtynte me 6 muaj efektet e ligjit.Qendra e Botimeve Zyrtare ka publikuar sot në Fletoren zyrtare vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli si antikushtetues aktin normativ të qeverisë.Ndërkohë ministri i Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, deklaroi dje se mazhoranca vazhdon të jetë e bindur se ligji ka nevojë për amendime.Sipas tij, Konferenca e Kryetarëve shtyu përfshirjen në kalendarin trejavor të Parlamentit diskutimin e 16 amendamenteve të qeverisë për çështjen e Nëpunësit Civil, me qëllim që të arrihet konsensusi me opozitën.