Mbështetja ndaj biznesit fason,Vasili: Qeveria do krijojë lehtësi për këtë sektor

Deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, eshte ndalur ne qytetin e Lushnjes ne kuader te takimeve qe ai po zhvillon me biznesin fason.Vasili u shpreh se ky biznes aktualisht perballet me veshtiresi ndaj dhe qeveria eshte duke hartuar nje program te veçante per ti krijuar atij lehtesira, duke patur parasysh edhe faktin se eshte nje prej pikave kyçe ku shenohet nje numer i larte personash te punesuar.“Paketa integruese duhet të garantojë kërkesat emergjente. Industria fason është përfaqësuese e denjë e prodhimeve 'Made in Albania'.  30 % e eksporteve shqiptare mbajnë vulën e industrisë fason. Fasonistët eksportojnë rreth 500 milionë euro produkte” tha Vasili.