Furgonat bllokojnë akset kombëtare: Mosbindje sociale, nëse qeveria s’reflekton

Ashtu si edhe ishte paralajmeruar, ne te gjitha qytetet e vendit drejtuesit e automjeteve te sherbimit taksi 8+1, kane protestuar duke bllokuar edhe nje pjese te mire te akseve rrugore.Nga Korça, kryetari i Sindikates Gezim Kalaja, eshte shprehur se qeveria duhet te reagoje, pasi shume familjeve po u priten te ardhurat, te cilat jane te vetmet mundesi per ta.Kalaja i eshte drejtuar Kryeministrit Edi Rama per reagim, pasi ne te kundert do te kete mos bindje civile.Protesta e drejtuesve te furgoneve ka perfshire edhe aksin Elbasan-Tirane, ku ne afersi te tunelit drejtuesit kane bllokuar rrugen, madje nuk kane munguar as debatet mes paleve.E njejta situate eshte shenuar edhe ne Fier, ku rreth 150 furgone kane qarkulluar ne qytet duke paralizuar trafikun.Edhe ne drejtuesit e automjeteve te sherbimit taksi 8+1 jane bere pjese protestes, nderkohe qe e njejta situate eshte shenuar edhe ne Fushe Kruje, Laç, Durres, Kukes, Vlore, Shkoder, e shume qytete te tjera te republikes, duke paralizuar per disa minuta rresht qarkullimin rrugor.Kerkesat e drejtuesve te automjeteve 8+1 mbeten po te njejtat: ç'fuqizim i vendimit per ndalimin e marjes se pasagjereve ne rruget e kthimit dhe heqjen e konkurences se pandershme nga furgonat me targa te bardha.