PD akuza Ministrit të Brendshëm: I lidhur me bandat e drogës dhe persona të dënuar

Partia Demokratike ka akuzuar sot ministrin e brendshëm Saimir Tahiri se është i lidhur ngushtë me një grup kriminal të trafikut të drogës.

Deputeti demokrat Arben Ristani ka publikuar sot fakte të reja të cila sipas tij dëshmojnë për lidhjen e Ministrit të Brendshëm me persona të trafikut të drogës.

Deklarata e plotë Tre ditë më parë, Partia Demokratike pyeti publikisht Ministrin e Brendshëm për kriteret që kishte aplikuar në emërimin e Ardian Serezit në Policinë e Shtetit, personi që u kap me 1 tonë drogë në kamion.Gjithashtu ne i kërkuam Ministrit, në interesin më të lartë publik, të bënte të ditur:se cilat janë marrdhëniet e tij me Serezin,kur është takuar për herë të fundit me të, dhe  si ia ka dalë i arrestuari me 1 tonë drogë, të sigurojë dëshmi të bardhë penaliteti për t’u emëruar në Polici, kur dihet se ai është dënuar më parë për vepra të rënda penale.Ministri heshti.Por heshtja e ministrit nuk është zgjidhje. Rezulton se Saimir Tahiri është i lidhur ngushtë me një grup të strukturuar kriminal, ku Serezi i 1 tonë droge, është një nga pjesëtarët.Sot, po e pyesim publikisht Ministrin, por edhe Kryeministrin, se cila është lidhja që kanë me personin me inicialet  Genti Alizotin.E gjithë Tirana e di, se Gent Alizoti është një nga cunat e Ministrit të Brendshëm, gjithnjë në krah të tij, sidomos në fushatë zgjedhore, dhe kujdeset për punët e Ministrit.Eshtë ky që shihni në këtë foton, në krahun e majtë të Kryeministrit.Alizoti është i dënuar për trafik droge. Ai është arrestuar me 28 qershor të vitit 2006, teksa transportonte 50 kg drogë.3 vite më pas është liruar me kusht.Ky që del në foto në krahun e majtë të Kryeministrit, është krahu i djathtë i Saimir Tahirit. Formalisht është i punësuar në Minibashkinë e Kombinatit.Saimir Tahiri e ka për detyrë të bëjë transparencë. Cila është lidhja e tij me këtë grup të dyshimtë të lidhur me trafikun e drogës dhe vepra të rënda penale. Cilat janë favoret që Ministri i Brendshëm i ofron këtij grupimi në ushtrimin e aktivitetit.Paaftësia e Minstrit, përfshirja e kundraligjshme e militantëve në strukturat e Policisë dhe punësimi në to i ushtarëve të krimit, janë arsyet që situata e rendit dhe e sigurisë në vend është në shthurje dhe përkeqësim të përditshëm.Ju e patë se cfarë ndodhi sot në mëngjes në mes të Tiranës, një shpërthim tritoli që ka sjellë tre të plagosur rëndë.Zbulimi i lidhjeve kriminale të Ministrit të Brendshëm është një këmbanë alarmi që lidhet drejtpërdrejt me shkaqet dhe arsyet e riaktivizimit masiv të rrugëve rajonale të trafikut të drogës.