Dy grabitje me maska e armë në Tiranë, 4 autorët arrijnë të largohen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2014, 22:48
Dy grabitje janë shënuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Rreth orës 21:00 një kazino ka rënë pre e grabitësve në rrugën "Hoxha Tahsin". Dy të rinj që mendohet se janë të moshës rreth 20 vjeç janë futur në kazino sipas dëshmive, të armatosur dhe të maskuar.Nën kërcënimin e armëve ata kanë arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme parash, ndërsa mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Policia është vënë në kërkim të tyre pa mundur ti prangosë ata.Ndërkaq një grabitje e dytë u shënua në një dyqan celularësh në hyrje të Kombinatit. Dy persona kanë grabitur xhiron ditore si dhe disa aparate telefonike. Edhe në këtë rast dy grabitësit kanë mundur të largohen.