Fule në Tiranë me 6 mars, Gjosha tur informues me vendet e BE
Komisioneri per zgjerimin Stefan Fyle do të mbërrijë në Tiranë më 6 Mars. Vizia e Komisionerit e anuluar me 13 shkurt per shkak te zhvillimeve ne Ukraine eshte konfirmuar nga Ministrja e Integrimin Klajda Gjosha në studion e Ora News.Gjosha bëri të ditur se më 6 mars do të vijojë dialogu i nivelit të lartë mes përfaqësuësve të Komisionit Europian, mazhorancës dhe opozitës. Një takim me dyer të mbyllura që lidhet me te ardhmen europiane të vendit dhe hapat që duhet të ndërmarrë Shqipëria për proçesin e hapjes së negociatave për integrim.Ministrja e Integrimit tha se qeveria do te nise nje tur informues në disa prej shteteve te Bashkimit Europian, qe jane skeptike per dhenien e statusit te vendit kandidat per vendin tone, e qe duket se jane me shume se 5. Vetë Gjosha do të nisë këtë tur më 10 Mars nga Berlini për tu ndalur në Greqi, Danimarkë, Francë, Hollandë, Britani etj.Pasi ka firmosur marreveshjen per financimin me mbi 64 milione euro per realizimin e reformave kyçe, Gjosha theksoi se Bashkimi Europian pret rezultate te prekshme, ndersa sipas saj deri tani fondet e BE nuk jane perdorur ne menyre efiçente.