Sektori i ndërtimit në Vlorë, paralizohet puna dhe shitjet, shkak kriza ekonomike
Sektori i ndertimit ne Vlore vijon te jete ne ditet e tij me te veshtira per shkak te krizes globale e cila ka ndikuar ndjeshem ne prurjen e te ardhurave te emigranteve, te cilet kane qene tregu me i madh i agjensive imobiliare te pakten ne kete qytet.Per gati nje vit, ne Vlore nuk po jepen me leje ndertimi per asnje objekt dhe ne te shumtat e rasteve ne kantieret e ketij sektori nuk punohet per shkak te krizes ekonomike.Megjithate Vlora shihet si nje treg potencial nga ana e kryetarit te Dhomes se Tregëtise dhe Industrise, Arben Breshani, i cili eshte fokusuar tek projekti me i ri ne kete qark, ai i Lungo Mares, qe pritet ta shnderroje Vloren ne nje destinacion turistik.Per sa i perket shembjeve te godinave, te cilat i hapën rruge ketij projekti madhor, mesohet se ne zonen e Skeles e cila eshte perfolur deri me tani si nje nder zonave kyç te qytetit nuk do te kete shembje, apo nderhyrje.