Bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit, humb jetën 15-vjeçarja

Një adoleshente ka gjetur vdekjen ndërsa ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i një pallati. Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme në lagjen 16 në Durrës, ku 15-vjeçarja G.Shehu, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa është rrëzuar nga lartësia.Më pas trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit të qytetit ku dhe do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e qartë të vdekjes.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e rastit. Nga hetimet paraprake, policia deklaron se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale.