Clinton: Përpjekje të Rusisë për risovjetizimin e rajonit
Sekretarja amerikane e shtetit, Hilalry Clinton, i ka përshkruar si “lëvizje për risovjetizimin e rajonit” përpjekjet për promovimin e integrimit më të madh ekonomik në Euroazi.Këto komente ajo i bëri sot para avokatëve dhe shoqërisë civile në Dablin.“Ne e dimë se cili është qëllimi dhe ne po përpiqemi të gjejmë mënyra për ta ngadalësuar ose parandaluar atë” tha Klinton.Zëdhënësi presidencial rus, Dmitry Peskov, vlerësoi se komentet e zonjës Clinton ishin “kuptim krejtësisht i gabuar” i situatës.Hillary Clinton ka kritikuar, poashtu, atë që ajo e cilësoi si kriminalizim të përpjekjeve për mbështetjen e shoqërisë civile në vendet si Rusia, Ukraina, Bjellorusia dhe Turkmenia.Ajo tha se qeveritë në ish vendet sovjetike “po bëhen gjithnjë e më tepër agresive në përpjekjen për t’i ngulfatur ata që mendojnë ndryshe”.