Japonia, në alarm nga cunami
Japonia është vendosur në alarm pas një paralajmërimi për tsunami të mundshëm, pasi një tërmet me magnitudë 7,3 sipas shkallës riechter goditi bregun lindor rreth orës 9:30 të së premtes.Epiqendra e tërmetit u regjistrua në det, 245 kilometra larg qytetit juglindor të Kamiashit, në një thellësi prej 36 kilometrash.Lëkundjet e tokës u ndienë qartë në kryeqytetin Tokio, raportuan mediat vendase.Aktualisht, alarmi për tsunami është dhënë në prefekturën e Mijagut, e cila ishte ajo që u godit më shumë nga tsunami dhe tërmeti shkatërrimtar i vitit 2011.Ndonëse është e paqartë nëse një tsunami do të formohet, ekspertët kanë paralajmëruar se ka shumë gjasa që vendi të goditet nga një dallgë deri dy metra e lartë.Mediat nderkombetare transmetojne imazhe te popullsise ne zonen ku eshte vendosur alarmi qe po evakuohet me shpejtesi, duke u shperngulur nga zonat bregdetare ne rajone me te sigurta.Në mars 2011, tsunami i formuar nga një tërmet 9.0 sipas shkallës rihter, formoi një dallgë deri 15 metra të lartë, përgjegjëse për humbjen e jetëve të mbi 16 mijë njerëzve dhe krizës bërthamore në impiantin e dëmtuar të Fukushimës.