TV Shtetëror i Kuvajtit zyrtarizon bashkëpunimin me Ora News, firmoset marrëveshja
Pas vizitës 3-ditore në Kuvajt të Presidentit të Ora News, Ylli Ndroqi, me ftesë të Ministrisë së Informacionit për të zgjeruar bashkëpunimin me këtë shtet, kjo Ministri nëpërmjet një shkrese zyrtare konfrimon bashkëpunimin mediatik mes RTV Ora News dhe Televizonit Shtetëror në Kuvajt. Në këtë shkresë zyrtare shkruhet.
"Do doja ti referohesha vizitës suaj zyrtare në shtetin e Kuvajtit, gjatë periudhës 1-4 tetor 2013, në të cilën patëm bisedime frytëdhënëse me zyrtarë të lartë për konsolidimin e bashkëpunimit në fushën e medias . Sugjerimet e bëra nga RTV Ora News për firmosjen e një memorandiumi me TV Shtetërore të Kuvajtit kanë si qëllim vendosjen e bashkëpunimit, i cili do të mundësojë një shtysë për konsolidimin e mardhënieve bilateriale në fushën e medias”.Po ku do të konsitojnë ky bashkëpunim? Ministria e Inovacionit të Kuvajtit shpjegon marrëveshjen e arritur.
“Në këtë aspekt kam kënaqësinë t’ju uroj mirëseardhjen në Ministrinë e Informacionit, ku në memorandumin e përmendur më lart shprehim gadishmërinë për shkëmbim të eskperiencave dhe risive në fushën e medias lidhur me teknologjinë e fundit, studiot e transmetimit duke mundësuar edhe transmetime të përbashkëta të ngjarjeve në interes të dyjave vendeve. Duke iu uruar sukses në progresin e punës suaj, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”.Përveç bashkëpunimit, një marrëveshje e tillë do të shërbejë si një urë lidhëse midis dy vendeve.