Zgjedhjet në veri të Mitrovicës, proçesi i qetë, forcat të shumta policore

Qytetarët e Mitrovicë së veriut, po votojnë për të katërtën herë, brenda më pak se katër muaj, për të zgjedhur kryetarin e komunës.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar se deri në orën 15:00 kanë votuar 14.39 për qind prej 28 mijë e 429 personave me të drejtë vote.Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se deri në orën 15 nuk është shënuar ndonjë parregullsi në procesin zgjedhor.“Sipas raportit të fundit të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve lidhur me pjesëmarrjen në votime – deri në orën 15 kemi pasur kanë votuar 4 mijë e 91 votues ose 14.39 %. Kjo pjesëmarrje është shumë më e lartë nëse e krahasojmë me shifrat e pjesëmarrjes të së njëjtës periudhë të zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura më 3 nëntor 2013 - atë kohë kemi pasur 1,979 votues, apo 7.09 për qind. Deri më tani procesi i votimit është duke shkuar në rregull dhe nuk është raportuar ndonjë parregullsi”, ka thënë Elezi.Ndërkaq, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nenad Rikalo, theksoi se është e dukshme pjesëmarrja në votime e qytetarëve në qendrat e votimit në Suhodoll, Mëhallën e Boshnjakëve dhe “Te përmendorja”, duke shtuar se shqiptarët po dalin në votime më shumë se herën e kaluar.Në garën për të parin e komunës së Mitrovicës së veriut janë 4 kandidatë: Goran Rakiç nga Iniciativa qytetare Serbe, Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës, Musa Miftari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe lideri i Iniciativës qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq i cili aktualisht gjendet në paraburgim, për shkak të dyshimeve se ka bërë krime lufte dhe vrasje të rëndë pa luftës.Të gjithë kandidatët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar dhe kanë shprehur besimin se në zgjedhjet e së dielës në Mitrovicën e veriut, do të arrihet një rezultat i mirë.Ndërkohë, kandidatët serbë kanë vlerësuar se i pari i komunës do të zgjidhet që në raundin e parë të zgjedhjeve.Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka deklaruar se pjesëtarët e policisë së saj, Policisë së Kosovës dhe forcat e KFOR-it, kanë planifikuar në mënyrë të kujdesshme masat e sigurisë për zgjedhjet në Mitrovicën e veriut dhe se u kanë garantuar qytetarëve të drejtën për të votuar, si dhe që procesi i votimeve të kaloj në mënyrë të qetë.Një numër i qytetarëve në Mitrovicën e veriut në orët e para të votimit kishte mësyrë vendvotimet për të realizuar të drejtën e tyre për të votuar.Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Nenad Rikalo, deklaroi sot se numërimi i votave të zgjedhjeve të ripërsëritura për kryetar të komunës së Mitrovicës së veriut, do të bëhet në vendvotime.Ai, gjithashtu, theksoi se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se deri më tash nuk është evidentuar ndonjë problem.Zyrtarët e Policisë së Kosovës theksuan se për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Mitrovicën e veriut janë duke u kujdesur rreth 200 pjesëtarë të kësaj policie.këto zgjedhje janë organizuar nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që nëpër rrugë dhe në afërsi të qendrave të votimeve është vërejtur prani e shtuar e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe pjesëtarëve të KFOR-it.