Fajon viziton Kosovën: Kosova ka përparuar në plotësimin e kushteve të BE

Europarlamentarja Tanja Fajon gjatë qëndrimit në Kosovë ku u takua me liderët e politikës në vend,  vlerësoi pozitivisht punën e bërë nga institucionet kosovare në përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave, por theksoi se mbeten edhe shumë punë për t`u bërë nga institucionet e Kosovës për finalizimin e këtij proçesi.Gjatë një konference për shtyp, europarlamentarja tha se Kosova vazhdon të mbetet pika e zezë në hartën e Ballkani Perëndimor sa i përket procesit të liberalizimit, por që sipas saj, Kosova është në rrugë të mirë duke mos pranuar të japë një datë të saktë se kur shtetasit kosovarë mund të udhëtojnë të lirë në Evropë."E di që ka deklarata të ndryshme, por nuk jam në pozitën që sot të them se kur do të ketë regjim të lirë vizash për Kosovën. Për mua, sa më shpejt, aq më mirë do të jetë, sepse kjo është pika e fundit e zezë në hartën e Ballkanit Perëndimor".Por, është e pamundur sot të thuhet kur, sepse varet nga përmbushja e shumë kritereve në katër blloqe të ndryshme. Kosova po bën progres, por duhet të presim për vlerësimin e marsit".Ndërsa në lidhje me numrin e lartë të azilkërkuesve nga Kosova, Fajon kërkoi nga institucionet kosovare që ta luftojnë këtë fenomen pasi shumë shtetas kosovarë kërkojnë azil nën pretendime të rreme dhe kjo dëmton progresin e Kosovës për liberalizimin e vizave.   Pritet që në muajin mars në Kosovë të mbërrijë për herë të dytë misioni i ekspertëve për të parë nga afër punën e bërë në përmbushjen e kritereve të vendosura nga BE.