Venizelos sot në Shkup, në mbrëmje mbërrin në Tiranë

Shefi i diplomacisë greke, Evangelos Venizelos ka mbërritur në Shkup nën masa të forta sigurie. Ai ka udhëtuar nga Prishtinë për në Shkup me eskortën zyrtare të makinave të blinduara, duke kaluar përmes vendkalimit kufitar Bllacë.Mediat proqeveritare maqedonase kanë raportuar se Venizelos ka anashkaluar udhëtimin me avionin zyrtar nga Prishtinë për në Shkup, shkaku i emrit të Aeroportit “Aleksandri i Madh”, që mund të nxis debate në opinion grek, por edhe për shkak të autostradës përreth Korridorit 10, që mban të njejtin emër.Venizelos dhe bashkëpunëtorët e tij janë vendosur në hotelin “Aleksandar Palace” në Shkup, ndërsa nesër që në mëngjes do të nisin agjendën e takimeve me kreun shtetëror dhe përfaqësues të opozitës.Shefi i diplomacisë greke do të takohet fillimisht me ministrin Nikolla Popovski, zëvendëskryeministrin e evrointegrimeve Fatmir Besimi, me presidentin Gjorgje Ivanov, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ate të LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa në fund do të takojë kryeministrin Nikolla Gruevski.Ndërkohë, në disa rrjete sociale sipas mediave janë paralajmëruar protesta spontante kundër kësaj vizite. Ndërsa, MPB ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për të siguruar vizitën e delegacionit grek të udhëhequr nga Venizelos, pasi Greqia tashmë përfaqëson edhe kryesimin me BE-në gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.Ndërkohë ne mbremje  pritet mbërritja e tij në Tiranë, ku do të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit lidhur me proçeset integruese të vendit.