Thaçi- Venizelos: Së shpejti do të hapim në Athinë Zyrën ndërlidhëse të Kosovës
Zv Ministri grek Venizelos gjatë vizitës së tij në Kosovë shprehu gadishmërinë e Greqisë për të ndihmuar Kosovën përsa i përket integrimit euroatlantik të vendit duke e quajtur këtë si një synim historik por nuk ka dhënë asnjë shpresë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.Gjatë takimit dypalësh me kryeministrin Kosovar Hashim Thaçi, Venizelos ka theksuar se synimi kryesor i Greqisë gjatë periudhës që do të mbajë presidencën në Parlamentin Evropian, do të jetë përmbyllja e marrëveshjes së stabilzim asocimit të Kosovës me Bashkimin Evropian brenda vitit 2014 si dhe forcimi i marrëdhënieve Kosovë Bashkim Evropian.Greqia planifikon për Kosovën jo vetëm integrimin në evropë por një integrim euroatlantik dhe për këtë Venizelos u shpreh: "Ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe shumë sfidues. Gjatë periudhës kalimtare do të kemi kohë të shqyrtojmë të gjitha hapat e nevojshëm". Ai ka shtuar se integrimi i vendit është me rëndësi për tërë rajonin.Nga ana tjetër, kryeministri Thaçi premtoi hapjen e një zyre ndërlidhëse në Greqi, për një intensifikim të mëtejshëm marrëdhëniesh Kosovë-Greqi. Venizelos zhvilloi vizitën në Kosovë gjatë turit të tij në vendet e Ballkanit. Ai do të kryejë vizita edhe në vendin tonë dhe në Maqedoni.