Berisha: Nesër nis fundi i qeverisë së PS, Rama të mbajë premtimet, ndryshe s`ka zgjedhje

Per ish-Kryeminstrin Sali Berisha protesta e neserme e opozites, eshte fillimi i fundit te qeverisjes Rama. Sipas tij nuk mund te pranohet nje Kryeminister qe shkel mbi dinjitetin e shqiptareve.“Nëse nuk ngrihemi për të vendosur dinjitetin tonë Shqipëria kurrë nuk do të ketë më zgjedhje të lira. Do të jenë thjesht panair i mashtrimit, do i fitojë ai që gënjen në shumë”- tha Berisha duke shtuar se si deputet është i vendosur të bëj gjithçka për rivendosjen e dinjitetit.Pertej garancive qe protesta do te jete civile, Sali Berisha, i beri thirrje Edi Rames, te mos provokoje levizjen popullore.“Demokratët e Ukrainës nuk kanë shkuar me një skenar dhune, por është provokuar nga forcat e ngjashme në pushtet. Opozita nuk shkon për dhunë. Ne nuk shkojmë për dhunë i përbahemi rregullave, por nëse Rama provokon bën gabimin më të madh. Ne e kemi protestë paqësore është vetëm fillimi. Shoh protestë masive, mijëra të rinj kanë ardhur që sot paradite tek njerëzit e tyre dhe jo vetëm të rinj. Zotimi është për të marrë pjesë të gjithë pjesëtarët e familjes, ka një vërshim sot Tirana po të kishte mundësi regjistrimi në darkë, mund tju them se ndofta Tirana sot është dyfishuar “- tha më tej Berisha.Ish-Kryeministri, e cilesoi proçesin per reformen administrative territoriale si teresisht politike dhe sipas Berishes nëqoftëse kjo reforme miratohet pa konsensus, opozites i duhet te marre nje vendim nëse duhet te behet pjese e zgjedhjeve te ardhshme vendore apo jo.“Reforma territoriale kanë për qëllim elektorale. Kurrë nuk është vepruar pa opozitën. Kurrë nuk do ta njohë opozita atë reform. Të mos presin asnjë minutë, sepse edhe atë e kanë formale. Kanë shkelmuar konsensusin” theksoi ai.Ne vetem 5 muaj qeverisje, ekonomia dhe rendi ne vend po shkojne drejt gremines, tha Sali Berisha, dhe kjo për shkak te politikave te gabuara por dhe emerimeve klienteliste dhe korruptive.Gjithashtu ai tha se mazhoranca i eshte kundervenë shtetit ligjor, duke frenuar integrimin e vendit.Keto sipas ish-Kryeministrit jane arsye te forta qe shqipetaret ti bashkohen protestes se neserme, ku nuk nguroi te zbardhë dhe ndonje detaj."Nuk e di a e kanë bërë dordolecin e Edi Ramës, por protesta do të jetë madhështore".Plan për sigurinë gjatë protestës, nga 11:00 bllokohen hyrjet drejt sheshit "Skëndërbej"Policia e kryeqytetit merr masa për mbarëvajtjen e zhvillimit normal të protestës së Partisë Demokratike të Shqipërisë. Policia bën me dije se bazuar në kërkesën e ardhur nga Subjekti Politik Partia Demokratike, mbi zhvillimin e një proteste, ditën e nesërme më datë 20 Shkurt 2014, do të bllokohen disa segmente rrugore.Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, përgjatë zhvillimit të kësaj proteste.Duke filluar nga ora 11:00 e ditës së nesërme, do të bllokohen të gjitha hyrjet drejt sheshit “Skënderbej”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe të gjitha rrugët që kanë lidhje me segmentin rrugor nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza” Tiranë.