Berat, rrëmbeu dhe grabiti me dhunë një person, në pranga 28-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2014, 21:12
Policia e Beratit ka vënë në pranga një të ri, pasi dyshohet si autor i rrëmbimit dhe grabitjes së një shtetasi.I arrestuari është 28-vjeçari, Aurel Etemaj, i cili sipas policisë një javë më parë në lagjen Uzovë të qytetit ka rrëmbyer dhe grabitur me dhunë shtetasin B.Hasani. 28-vjeçari Etemaj akuzohet për vjedhje me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë.Ndërkaq materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të metejshme të rastit.