Zv/ministri i Jashtëm i Japonisë në Tiranë, takime me krerë të lartë të shtetit

Zëvendësministri i Jashtëm Parlamentar i Japonisë, Takao Makino ka zhvilluar në Tiranë takime me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.I shoqëruar në të gjitha takime nga Konsulli i Nderit të Japonisë në vendin tonë Avni Ponari, zyrtari i lartë i Tokios është takuar me Presidentin Bujar Nishani, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe atë të Transporteve, Edmond Haxhinasto.Në thelb të takimeve ka qenë diskutimi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, situata në rajon dhe mundësitë e forcimit të bashkëpunimit midis dy vendeve. Presidenti Nishani ka theskuar se hapja e Ambasadës së Japonisë në Tiranë do të rriste në një shkallë më të lartë bashkëpunimin dypalësh.Zëvendësministri japonez Makino e vlerësoi Shqipërinë si një partner të rëndësishëm, ndërsa informoi zyrtarët shqiptarë për interesimin e kompanive japoneze për të investuar në projekte konkrete në Shqipëri, kryesisht në infrastrukturë.