Analiza e prokurorisë së Vlorës, Llalla: Të zbardhen dosjet e drogës e korrupsionit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2014, 17:23
Kryeprokurori, Adriatik Llalla, ka marre pjese ne analizen vjetore te Prokurorise se rrethit Vlore, ku u shpreh optimist mbi zbardhjen e disa prej ngjarjeve te fundit te ndodhura ne kete qark.Kryeprokuri Llalla ka theksuar se nje rendesi e veçante e punes se Prokurorise, eshte ajo ne drejtim te zbardhjes se çeshtjeve kunder korrupsionit dhe droges, dosjen Gjika si dhe sekuestrimin e nje sere aseteve pasurore te perfituara ne menyre te padrejte nga individe apo zyrtare te ndryshem, ndersa ka kerkuar me teper perkushtim nga ana e Prokurorise Vlore.Llalla eshte shprehur se ka nje rritje te bashkerendimit nderinstitucional,por verehet ende mangesi ne pergatitjen e materialeve dhe dosjeve duke lene vend per interpretime gjyqesore.