Totozani me Ombudsmanët e rajonit: Më shumë kujdes për të drejtat sociale e ekonomike
Avokati i Popullit, Igli Totozani mori pjesë në takimin e organizuar në Lubjanë mes Ombudsmanëve të Ballkanit Perëndimor, të Sllovenisë dhe Turqisë.Ombudsmanët që morën pjesë në takim kanë krijuar një rrjet për bashkëpunim rajonal, i cili gjatë këtij viti do të koordinohet nga Avokati i Popullit të Shqipërisë.Pjesëmarrësit nga Shqipëria, Bosnja- Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia dhe Serbia kanë ftuar autoritetet e vendeve të tyre të trajtojnë me më shumë kujdes çështjet e lidhura me të drejtat sociale dhe ekonomike të qytetarëve.Konferenca ka ofruar dhe mundëeë mes anit për të drejtat e njeriut nin eksperienca përsa i përket luftës kundër diskriminimit të sinë që institucionet e Ombudsmanëve të shkëmbenin eksperienca përsa i përket luftës kundër diskriminimit të grupeve vulnerabël (PAK, romëve, LGBT) dhe tema të tjera.Takimi është organizuar në kuadër të projektit për përmirësimin e bashkëpunimit të këtyre institucioneve në Europën Juglindore, projekt ky i financuar nga BE dhe i zbatuar nga Sekretariati i Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI), në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal të Sarajevës (RCC).DEKLARATË E PËRBASHKËT E OMBUDSMANËVE TË RAJONIT/ DEKLARATA E LUBJANESOmbudsmanët e Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Sllovenisë dhe Serbisë ftojnë qeveritë e vendeve të tyre të tregojnë vëmendje, sensibilizim dhe përkushtim më të madh në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve nga sfera e të drejtave ekonomike dhe sociale, pasi mosrespektimi i tyre është kërcënimi më i madh i të drejtave të njeriut në përgjithësi.Ombudsmanët në veçanti sugjerojnë nevojën që problemet ekzistuese të zgjidhen nëpërmjet dialogut të gjerë shoqëror dhe respektimit të plotë të interesave vitale të grupeve më vulnerabël të qytetarëve.Respektimi i të drejtave të njeriut dhe sundimi i së drejtës, në çdo situatë, veçanërisht kur ka shprehje të pakënaqësisë qytetare, është imperativ për çdo pushtet, të cilin avokatët e popullit do ta mbikëqyrin vazhdimisht.