Angela Merkel mbërrin në Greqi, pritet nga Samaras
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në kryeqytetin grek Athinë, ndërsa është pritur në aeroport nga kryeministri i vendit Antonis Samaras dhe zyrtarë të tjerë të lartë.Ndërkaq tre persona janë arrestuar dhe 36 të tjerë janë ndaluar nga policia e Athinës në zona të ndryshme të kryeqytetit, aty ku janë dislokuar forca të shumta policie që do të garantojnë sigurinë e Angela Merkelit. Të ndaluarit, janë bllokuar pasi kanë thyer rregullat e anoncuara nga policia, për grumbullimin në vende publike për të evituar trazirat.Ndërsa të arrestuarve u ajnë gjetur armë. Në takimin me kryeministrin grek Antonis Samaras, Merkel do të diskutojë për realizimin e reformave. Në kuadër të vizitës së saj, në kryeqytetin grek, janë marë masa të forta dhe qyteti është thuajse i blinduar nga forcat e policisë. më shumë se 7000 forca policore janë dislokuar nëpër rrugët e kryeqytetit grek dhe dy helikopterë të policisë patrullojnë nga qielli të githa rrugët në të cilat do të kalojë merkel dhe eskorta e saj. Merkel do të jetë në shtetin helen për një vizitë 6-orëshe, gjatë së cilës do të takojë edhe presidentin Papulias.Kancelarja Merkel mbërrin në kryeqytetin grek pesë vjet pas vizitës së saj të fundit, nën masat më të rrepta të marra ndonjëherë. Sipas mediave vendase, kancelarja gjermane kërkon të mbështesë përpjekjet e qeverisë Samaras për zbatimin e reformave dhe mbylljen e paketes së masave shtrënguese me vlerë 12 miliardë euro që përmban shkurtime rrogash dhe pensionesh. Athina zyrtare pret mbështetjen e Berlinit për të dhënë mesazhin se Greqia do të qëndrojë në eurozonë, por edhe për të marrë premtimin e lëvrimit të këstit të ndihmës prej 31.5 miliardë euro prej kreditorëve.