Komisioneri Fyle të enjten viziton Prishtinën

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle do të vizitojë të enjten Prishtinën. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat citojnë burime nga Brukseli.Sipas mediave Komisioneri Fyle do t`iu dorëzojë autoriteteve kosovare studimin e fizibilitetit.Vizita e komisionerit në Prishtinë zhvillohet një ditë pas miratimit të Pakos së zgjerimit dhe raporteve individuale për vendet e përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së, së pari në Beograd, e pastaj në Prishtinë për të sjellë zyrtarisht këto dokumente.